Kuka: Medaljet janë gjithmonë sukses por konkurrenca s’ishte aq e fortë 

Xhudo

Kuka: Medaljet janë gjithmonë sukses por konkurrenca s’ishte aq e fortë 

Nga: K.G. Më: 4 tetor 2020 Në ora: 14:46
Kuka: Medaljet janë gjithmonë sukses por konkurrenca s’ishte aq e fortë 

Selektori i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka folur për garuesit e tij, që dje arritën dy medalje të arta dhe dy të argjendta në Dubrovnik.

“Dje në Dubrovnik u mbajt gara e parë zyrtare pas fillimit të pandemisë!
Kosova fitoj 4 medalje, dy të arta e dy të argjendta.

Forma e sportistëve gjithmonë pamjet ma reale i jep në gara për trajnerin.

Paraqitja e djeshme e garuesve realisht nga këndi im jep shumë për të dëshiruar!

Laura, Flaka e Erza si potencial për medalje serioze për të rritura patën mangësi sidomos sulmet për hedhje!
Performansa e tyre fizike ishte e mirë por teknikisht s’ishin as për së afërmi nga ajo që duhet të jenë!

Medaljet janë gjithmonë sukses por konkurrenca s’ishte aq e fortë siç është në gara të niveleve ku fitohen pikët Olimpike, as për së afërmi bile.

Nakamura i cili normalisht duhet të garoj në 66 kg, mori medaljen e artë dhe tregoj që ka mundësi e potencial por i duhet shumë punë e madhe, përgatitja fizike ishte jo e duhura!

E diela zakonisht më shërben për analiza dhe nga kjo pjesë ndava me ju vlerësimin tim për garën e mbajtur dje në Dubrovnik!”, ka shkruar Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat