Ekipi Olimpik Kosovës në xhudo i përbërë prej 6 xhudistëve: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Loriana Kuka, Distria Krasniqi, Akil Gjakova, Shpati Zekaj dhe trajnerit Driton Kuka po i vazhdon përgatitjet në Antalia të Turqisë ku pjesëmarrës janë edhe 6 shtete të tjera, Turqia, Izraeli, Bjellorusia, Bullgaria, Serbia, Izraeli dhe Çekia.
Pothuajse të gjitha shtetet po marrin pjesë me komplet ekipet e tyre olimpike për meshkuj dhe femra dhe cilësia e këtyre përgatitjeve është e lartë, shkruan KJD.
Stërvitjet po zhvillohen dy herë në ditë në termine të ndara për meshkuj dhe femra.
Ekipi ynë po përgatitet për garën e radhës Grand Slam Budapest që është parashikuar të mbahet këtë muaj me 23-25 Tetor.
Pëkrahës i këtyre përgatitjeve është Komiteti Olimpik i Kosovës.