Dardan Cena shkëlqen në Poloni

Xhudo

Dardan Cena shkëlqen në Poloni

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 17:54
Dardan Cena shkëlqen në Poloni

Xhudisti i Kombëtares së Kosovës, Dardan Cena, shkëlqen në një garë të fortë në Poloni.
Cena tregoi formë të lartë dhe arriti medalje të bronztë.

“Kosova me një garues dhe një medalje.
EJU U18 European Cup - Bialsko Biala në Poloni.

Dardan Cena 66 kg, nismë e mbarë drejt medaljeve tjera, medalja e parë në gara zyrtare!
Performansë e mirë dhe premtuese për karrierën e Dardanit. Dardani fitoj sot medaljen e tij të parë zyrtare!

Në Judo World Cirkuits për kadet sot në Poloni u mbajt Kupa Evropiane U18 dhe Dardan Cena me tri fitore e një humbje fitoj medaljen e bronztë në kategorinë 66 kg!

Këtu shihet fitorja e tij për medalje të bronztë kundër garuesit Slloven.
Pas medaljeve në Dubrovnik javë e kaluar dhe tash në Bialsko Biala për kadet, sfidat vazhdojnë tutje.

Këto gara janë si nxemje për garat e mëdha që pasojnë!
Dardani sot performoj mirë dhe dha shpresë për të ardhmen e tij. Me Dardanin në gara udhëtoj Anton Cena dhe ishte në krye të detyres.

Kosova mbi të gjitha...”, njofton Driton Kuka, selektor i Kombëtares së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat