Kuka mbajti takim virtual me trajnerët e Kosovës

Xhudo

Kuka mbajti takim virtual me trajnerët e Kosovës

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 17:26
Kuka mbajti takim virtual me trajnerët e Kosovës

Organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, trajneri i mirënjohur i xhudos, kampioni Olimpik, Driton Toni Kuka, ka mbajtur takimin e radhës me trajnerët kosovarë, i cili po zhvillohet përmes platforomës virtuale 'Zoom'.

Trajneri Kuka shpalosi përvojat e tij shumëvjeçare, menaxhimin e pandemisë Covid 19 me xhudistët e tij, përgatitjet 4-vjeçare për një cikël Olimpik, ndikimin e faktorëve të jashtëm në aspektin psikologjik, etj.

Takimi ishte interaktiv, për çka zgjoi edhe interesin e trajnerëve për të shtruar pyetje të shumta për çështje të ndryshme, me të cilat i diskutuan bashkarisht me Kukën.

Takimi u monitorua nga presidenti i KOK-ut, Besim Hasani.

Një takim të tillë, Driton Kuka e kishte mbajtur edhe javën e kaluar, përkundër se ai ndodhet në kampin përgatitor ndërkombëtar me ekipin Olimpik të xhudos, që po mbahet në Kemer të Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat