Driton Kuka ironizon planin e Shpend Ahmetit për hyrje me pagesë në Prishtinë

Xhudo

Driton Kuka ironizon planin e Shpend Ahmetit për hyrje me pagesë në Prishtinë

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 22:04
Kuka dhe Ahmeti

Trajneri i njohur i xhudos, Driton “Toni” Kuka ka ironizuar me planin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, për ta bërë me pagesë hyrjen në kryeqytet, shkruan Insporti.

Trajneri i xhudos është shprehur i frustruar me planin e Shpend Ahmetit, kryetarit të Komunës së Prishtinës për hyrjen me pagesë në kryeqytet, duke shkruar një status ironik në llogarinë personale në Facebook.

“Tash po i bie që duhet me dal vetëm bjeshkëve që e rrethojnë Pejën e ndonjë qytet tjetër të Kosovës, se kryeqyteti është vetëm i banorëve të Prishtinës. Prishtina për neve tjerëve me pagesë!”.

“Ani 10 euro të plota. Çfarë ide e shpikje gjeniale me harru njeriu edhe pandeminë” – shkroi ai në llogarinë personale në Faceebok.

Nën kryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, gjatë ditës së sotme konfirmoi idenë e Shpend Ahmetit, duke u shprehur se askujt nuk do ti mohohet e drejta për të hyrë me vetura në Prishtinë, por se për këtë të drejtë duhet të paguhet taksa prej 10 eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat