Ekipi i xhudos vazhdon garat në Grand Slam

Xhudo

Ekipi i xhudos vazhdon garat në Grand Slam

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 10:27
Distria Krasniqi

Ekipi i xhudos që është i përbërë nga shtatë xhudistë do ta përfaqësojnë shtetin e Kosovës në garën prestigjioze të Grand Slam që do të zhvillohet në Budapest të Hungarisë.

Federata Botërore e xhudos (IJF) është duke e organizuar këtë garë ku gjithsej do të marrin pjesë rreth 450 xhudistë nga e gjithë bota, gjithsej nga katër kontinente ose 69 shtete pjesëmarrëse.

Ky turne do të zgjasë për tre ditë nga data 23 tetor deri më 25 tetor.

Në këtë Grand Slam marrin pjesë këta xhudistë nga ekipi :

1.Distria Krasniqi (-48kg)

2.Nora Gjakova (-57kg)

3.Flaka Loxha (-57kg)

4.Laura Fazliu (-63kg)

5.Loriana Kuka (-78kg)

6.Shigeki Nakamura (-66kg)

7.Akil Gjakova (-73kg)

Nora dhe Distria së bashku me Shigekin dhe Flakën do të ndeshen sot, ndërsa nesër Laura dhe Akili dhe në fund Loriana të dielën.

Së bashku me ekipin kanë udhëtuar edhe presidenti i Federatës Agron Kuka, selektori dhe trajneri i reprezentacionit Driton Kuka dhe ndihmës trajneri Fatos Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat