Kuka: Distria tregoj një përformancë të shkëlqyeshme 

Xhudo

Kuka: Distria tregoj një përformancë të shkëlqyeshme 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 tetor 2020 Në ora: 19:29
Kuka: Distria tregoj një përformancë të shkëlqyeshme 

Presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, përgëzon Dristria Krasniqin për medaljen e artë në kategorinë -48 kg, në garën Grand Slam që po mbahet në Budapest të Hungarisë.  

Ai flet edhe për garuesit tjerë që nuk arritën në zonën e finales, si Nora Gjakova (-57 kg), Flaka Loxha (-57 kg) dhe Shigeki Nagamura (-66 kg). Krasniqi ka treguar zemër të madhe, e cila në finale e mposhti kampionen olimpike Paola Parreto.

“Sot këtu në Budapest të Hungarisë ka filluar gara e parë e organizuar nga IJF, që nga muaji mars kur edhe u ndërprenë të gjitha aktivitetet sportive shkaku i Covid 19.

Sot nga ekipi ynë garuan 4 garues nga të cilët Distria Krasniqi arriti të fitoj medaljen e artë duke e mposhtur në finale kampionen aktuale olimpike argjentinasen Paola Parreto.

Distria tregoj një përformancë të shkëlqyeshme dhe e konfirmoj edhe një herë se është pretendente serioze për medalje olimpike.

Nga garuesit tjerë përveç Norës që nuk ishte në ditën e saj më të mirë nuk kemi pritur më shumë por si Nakamura, sidomos Flaka Loxha patën një paraqitje shpresëdhënëse dhe besoj që herave tjera të kthehen me medalje. 

Kjo garë është rast shumë i mirë për t’u testuar para kampionatit evropian që mbahet në fund të nëntorit në Pragë”, tha Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat