Driton Kuka: Me profesion është mjeke...

Xhudo

Driton Kuka: Me profesion është mjeke...

Nga: K.G. Më: 23 tetor 2020 Në ora: 22:37
Driton Kuka: Me profesion është mjeke...

Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, tregon një detaj interesant pas garës së sotme Grand Slam në Budapest. 

“Pas fitores në finale me Kampionen aktuale Olimpike, një foto që flet shumë për fisnikërinë e sportit tonë!

Pareto Paula ka ardhur nga Argjentina e largët për të garuar në sportin që ajo i ka arritur krejt rezultatet e mundshme, përndryshe me profesion është mjeke dhe gjatë pandemisë është gjithmonë afër njerëzve në nevojë!

E potencova profesionin e saj për të falënderuar gjithë heronjtë mantelbardhë për punën dhe përkushtimin e tyre në luftën që po vazhdon!

Gara sot ishte ndryshe prej herave tjera, të gjithë ne ishim si fëmijët e gëzuar që po ringjallet sporti ynë në nivelet më të larta.
Kjo medalje qoftë nismë e mbarë së pari për shëndet të mirë për të gjithë e sukseset do vazhdojnë tutje për Kosovën e popullin shqiptar!”, ka shkruar Kuka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat