Pas Distrisë, radha për Akil Gjakovën e Laura Fazliun

Xhudo

Pas Distrisë, radha për Akil Gjakovën e Laura Fazliun

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 10:36
Akil Gjakova e Laura Fazliu

Kombëtarja e Kosovës në xhudo sot do t’i ketë dy përfaqësuesit e radhës në “Grand Prixin” e Hungarisë.

Pas medaljes së artë nga Distria Krasniqi, e cila e siguroi atë në kategorinë deri në 48 kilogramë, selektori Kuka shpreson te Gjakova e Fazliu.

Laura, për kundërshtare do ta ketë xhudisten serbe, Anja Obradovic, derisa Akili, që do të garojë në kategorinë deri 73 kilogramë, do të ndeshet me gjeorgjianin Lasha Shavdatuashvili.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat ditën e dytë në Budapest, ndërsa kujtojmë se ne do t’iu raportojmë për çdo takim ku do të paraqiten sportistët shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat