Loriana Kuka mposhtet nga francezja

Xhudo

Loriana Kuka mposhtet nga francezja

Nga: Kemajl Goca Më: 25 tetor 2020 Në ora: 12:44
Loriana në formë

(E plotësuar) - Loriana Kuka (-78 kg) tregon luftë të madhe në përballje me rusen Antonina Shmeleva dhe fiton medaljen e bronztë në garën Grand Slam në Budapest të Hungarisë!

Loriana e menaxhoi luftën për mrekulli ndaj kundërshtares në kohën e rregullt dhe po ashru edhe pas vazhdimeve, duke triumfuar me ippon.

Kjo ëshhtë medalja e dytë pas të artës së Distria Krasniqit (-48 kg) që e ka arritur dje.  Trajneri rus shumë nervoz nga humbja dhe kokulur lëshon arenën.

Loriana Kuka mposhtet nga francezja Estelle Fanny Posvite! Francezja kualfikohet në finale, ndërsa Loriana në repezash lufton për medalje të bronztë.

Loriana fiton pas vazhdimeve me ippon ndaj ruses. Luftë e madhe mes shqiptares së Kosovës dhe asaj të Rusisë!

Loriana Kuka (-78 kg), trimëresha jonë, kualifikohet në gjysmëfinalen e madhe të Grand Slam në Budapest të Hungarisë. Ajo ka bërë luftë të madhe duke e gjunjëzuar pas vazhdimeve rusen Aleksandra Babintseva. 

Loriana tani do të takohet me francezen Estelle Fanny Posvite.

Loriana Kuka fiton me ippon!

Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Loriana Kuka, e kalon pa luftë rrethin e parë, ndërsa në rrethin e dytë u takua me Otgon Munkhtsetseg nga Mongolia. 

Lorina tregoi luftë të madhe, duke e mposhtur mongolezen! 

Ajo kualifikohet në rrethin e tretë dhe kërkon medalje në kategorinë -78 kg. 

Pas Distria Krasniqi që u stolis me medalje të artë në kategorinë -48 kg në Grand Slam në Hungari, edhe Loriana kërkon medalje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat