Kuka: Lori kësaj radhe e bronztë por me shkëlqim të artë

Xhudo

Kuka: Lori kësaj radhe e bronztë por me shkëlqim të artë

Nga: K.Goca Më: 25 tetor 2020 Në ora: 18:23
Kuka: Lori kësaj radhe e bronztë por me shkëlqim të artë

Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Loriana Kuka, sot fitoi medaljen e bronztë në garën Grand Slam në Budapest të Hungarisë. 

Ajo u tregua më e mirë se rusja Antonina Shmeleva. Pas një luftë të madhe trimëresha jonë ka triumfuar pas vazhdimeve me ippon ndaj ruses. Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, është i ngazëllyer për medaljen e Lorit.   

“Loriana me medalje!

Bravo e madhe, medalja e dytë për Kosovën, kësaj radhe e bronztë por me shkëlqim të artë!
Grand Slam Budapest 2020!

500 pikë Olimpike për Lorin”, shkruan Kukan ë profilin e tij në facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat