“Çmenden” në Serbi: Fotografia që askush nuk dëshironte ta shihte – Kosova mbi Serbinë!

Xhudo

“Çmenden” në Serbi: Fotografia që askush nuk dëshironte ta shihte – Kosova mbi Serbinë!

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 18:42
“Çmenden” në Serbi: Fotografia që askush nuk dëshironte ta shihte – Kosova mbi Serbinë!

Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi e ka fituar pardje medaljen e artë në Grand Slemin e xhudos të mbajtur në Budapest.

Kjo ka bërë që flamuri kosovar të ngritët lartë në qiell, derisa ai serb të jetë nën të, pasi që xhudistja serbe Andrea Stojadinov në po të njëjtën garë mori medaljen e bronztë.

E fakti se flamuri i Kosovës ka qenë mbi atë serb i ka tmerruar mediat në Serbi.

“Fotografia të cilën askush nuk dëshironte ta shihte: Flamuri i të ashtuquajturës Kosovë mbi flamurin e Serbisë”, është titulli kryesor i gazetës serbe “Novosti”, gazetë kjo e afër me presidentin serb, Vuçiq dhe e cila javën e kaluar publikoi videon kur popi serb hoqi flamurin shqiptar nga Kosharja.

Në tekstin e gazetës serbe shkruan se një urim Distrias ia ka bërë edhe Ismail Morina, njeriu që e ngriti dronin mbi Beograd në ndeshjen e famshëm Serbi-Shqipëri.

“Shqiptarët këtë detaj e kanë shfrytëzuar që të krenohen, edhe pse askush nga ne këtë fotografi nuk dëshironte ta shihte. Ata janë shprehur krenarë që më në fund në një sport ishin më të mirë sesa Serbia”, shkruan gazeta serbe. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat