Erza Muminoviq zë vendin e pestë në evropianin U21

Xhudo

Erza Muminoviq zë vendin e pestë në evropianin U21

Nga: Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 19:04
Erza Muminoviq zë vendin e pestë në evropianin U21

(E plotësuar) - Xhudistja jonë Erza Muminoviq, ka zënë vendin e pestë në Kampionatin Evropian U21, që po mbahet në Poreq të Kroacisë.

Erza shënoi dy fitore për të arritur në gjysmëfinale, ku u mposht nga serbja Andrea Stojadinov, ndërsa në luftën për të bronztën u mund me shënim të artë nga izraelitja, Tamar Malca, kategoria -48 kilogramë

Erza mposhti Vusala Karimova të Azerbajxhanit në 1/8 e finales, ndërsa në çerekfinale mundi me ippon austriaken Jacqueline Springer.

Xhudisja e Kombëtares së Kosovës, Erza Muminoviq, lufton në repezazh për medalje të bronztë, e cila do të takohet me izraeliten Tamar Malca në kuadër të Kampionatit Evropian U-21, që po mbahet në Poreq të Kroacisë.

 Ajo në gjysmëfinale nuk pati fat në luftë kundër serbes Andrea Stojadinov, duke humbur pas vazhdimeve.

Erza luftoi si luaneshë por kur nuk e do nuk e do.

Erza synon medalje të bronztë në kategorinë -48 kg. Ajo mposhti Vusala Karimova të Azerbajxhanit në 1/8 e finales, ndërsa në çerekfinale mundi me ippon austriaken Jacqueline Springer.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat