Xhudistja nga Kosova lufton për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Xhudo

Xhudistja nga Kosova lufton për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 16:57
Laura Fazliu

Laura Fazliu, do të luftojë për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U23 të xhudos, që po mbahet në Poreq të Kroacisë.

Pas tri fitoreve, dhe një humbje në gjysmëfinale të kategorisë -63 kg, Laura tani kërkon të bronztën përballë sllovenes, Zarja Tavcar. 

Erza Muminoviq (-48 kg) dhe Flaka Loxha (-57 kg) u ndalën në raundin e dytë.

Judo Poreç 2020 #KosovaJudo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat