Driton Kuka reagon pas triumfit të Laura Fazliut në Kampionatin Evropian

Xhudo

Driton Kuka reagon pas triumfit të Laura Fazliut në Kampionatin Evropian

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 20:04
Laura Fazliu

Xhudoja e Kosovës nuk ka të ndalur përsa i përket sukseseve.

Këtë herë xhudoja ka qenë nën shënjestrën e Laura Fazliut e cila pasi të enjten fitoi medaljen e argjendtë në grupmoshën e junioreve, sot ka fituar edhe një medalje evropiane.

Trajnerin më të suksesshëm në Kosovë, Driton Kukën e ka gëzuar shumë ky sukses, duke cilësuar laurën si një potencial të madh për të ardhmen.

Postimi i plotë

Laura fiton medaljen e dytë Evropiane për më pak se një javë!

Kampionati Evropiane U23 për senior të rinj po mbahet sot e nesër në Kroaci!

Kosova prapë me medalje fal Laures që sot fitoj të bronztën.

Potenciali i saj është i madh dhe besoj që në vitet që pasojnë do arrij medalje edhe në konkurrencën Elitare.

Urime Kosovë

Medaljet nga Kampionatet Evropiane po tregojnë vazhdimësinë e punës së madhe në sportin e xhudos

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat