Distria demolon francezen, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Xhudo

Distria demolon francezen, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Nga: Kemajl Goca Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 12:05
Distria me të kaltër

(E plotësuar) - Distria Krasniqi (-48 kg) fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian. Distria fantastike, demolon francezen Melanie Clement, duke e mundur me ippon dhe fiton të bronztën në Evropianin që po mbahet në Pragë të Çekisë.

Edhe një sukses i madh për Kosovën dhe falë punës së madhe të Driton Kukajt, selektori të Kombëtares.  

Distria Krasniqi dërrmon rusen dhe futet në finalen e repezashit në luftë për medaljen e bronztë. Ajo e gjunjëzon Irina Dolgovan.

Distria Krasniqi e pafat! Ajo pas vazhdimeve pëson humbje nga francezja Shirine Boukli në çerekfinalen e Kampionatit Evropian.

24-vjeçarja ishte në një epërsi të lehtë, sepse kundërshtarja e saj franceze i kishte dy wazzari dhe koha e rregullt përfundoi pa fitues.

Distria tani duhet të luftojë në repezash për medalje të bronztë në kategorinë - 48 kg.

Flaka Loxha luftoi por nuk ia doli ndaj polakes Julia Kowalczyk. Loxha eliminohet në rrethin e dytë të kategorisë - 57 kg.

Aisha Gurbanli nga Azerbajxhani pëson humbje nga trimëresha jonë, Distria Krasniqi (-48 kg). Distra tregon luftë të madhe dhe me ippon e mund rivalen, duke u kualifkuar në rrethin e tretë.

Reprezentusja e Kosovës, Flaka Loxha (-57 kg) kalon në rrethin e dytë të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Pragë të Çekisë.

Xhudistja jonë u ballafaqua me Mariia Skora nga Ukraina. Luftë e madhe deri në pikën e fundit, që fituesi u vendos pas vazhdimeve.  

Flaka ishte më e mirë dhe me ippon triumfon.

Në rrethin e dytë do të ndeshet me polaken Julia Kowalczyk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat