Kuka: Distria u stolis me medalje të bronztë, që e ka vlerën e njëjtë si të arit

Xhudo

Kuka: Distria u stolis me medalje të bronztë, që e ka vlerën e njëjtë si të arit

Nga: Kemajl Goca Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 19:16
Kuka: Distria u stolis me medalje të bronztë, që e ka vlerën e njëjtë si të arit

Distria Krasniqi sot shkëlqeu në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Pragë të Çekisë. Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, u stolis me medalje të bronztë në kategorinë -48 kg.  Një sukses i madh edhe për shtetin e Kosovës, sidomos në ditët më të vështira që po jetojmë në kohë të pandemisë.

Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, tha se është një sukses i madh dhe medalja e bronztë e ka vlerën e arit. 

“Sot në Pragë të Çekisë ka filluar Kampionati evropian i xhudos edhe pse në kushte të jashtëzakonshme, konkurrenca është jashtë mase e fortë.

Kosova në këtë kampionat po paraqitet me 3 garues, numër i kufizuar shkaku i pandemisë që ka kapluar globin e edhe ne po përballemi me pasoja.

Sot garuan Distria Krasniqi dhe Flaka Loxha, Distria në këtë kampionat ka qenë favorite për medalje të artë por nuk ishte në ditën e saj më të mirë dhe u stolis me medalje të bronztë që për ne si ekip e ka vlerën e njëjtë si të arit.

Ndërsa Flaka fitoj luftën e parë dhe u eliminua në të dytën, për të është kampionati i parë për seniore dhe besoj se është përvojë e mirë për të për gara tjera në grupmoshën e seniorëve”, tha Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat