Xhudistja jonë ka arritur që në luftën e parë të mposht xhudisten me përvojë nga Portugalia, 41 vjeçaren, Yahima Ramirez.
Kjo fitore ishte në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Në rrethin tjetër, Kuka do të takohet me fituesen e takimit Aleksandra Babintseva – Natascha Ausma.
Kujtojmë se Kosova tashmë ka fituar një medalje të bronztë në këtë garë, me Distria Krasniqin, që një gjë të tillë bëri të enjten.