Fjalimi motivues i Majlinda Kelmendit

Xhudo

Fjalimi motivues i Majlinda Kelmendit

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 12:56
Fjalimi motivues i Majlinda Kelmendit

Xhudistja Majlinda Kelmendi ka folur jetën e saj dhe arritjet në karrierë. Kelmendi ka folur edhe për rininë e Kosovës për të cilën thotë se po i kanë model për jetën njerëzit që nuk dihet se si arritën të pasurohen.

A do të ketë valë të tretë të Koronavirusit?

“Muj me thon që çka m’bon me u ndi krenare me veten është se krejt çka kam n’jetë i kam arritë vetë. Nuk vij prej një familjeje të pasur, kështu që krejt çka kom pasuri, çka kom kapital, i kom fituar vetë. Edhe çka është me rëndësi, është që muj me dalë edhe me ecë ballëhapur kudo që shkoj.

Unë jam pak tip tradicional dhe ndoshta ky ritmi i jetës që është tash, edhe jeta që po e bëjmë tash që është shumë moderne, nuk më pëlqen. Po du me thon që nuk e kom trashëgu kurrgjë që e kom, as prej babit, ose prej gjyshes ose prej mamit, as nuk jam martu e i kom gjetë qato te burri, krejt çka kom jon t’miat, kjo m’bon me u ndi shumë mirë edhe m’jep vetëbesim”, ka thënë Majlinda.

Ajo ka kritikuar të rinjtë të cilët po mburren me vetura e veshje të shtrenjta, por nuk dihet se si i kanë bërë.

“Te na është bë njëfarë trendi në Kosovë që të rinjtë n’Kosovë po i kanë idoll do njerëz, për shembull kur nipat dhe mbesat e mia më flasin për ata persona mua thjesht më irritojnë, edhe n’sekond ma çojnë tensionin n’200, se nuk janë persona që ti duhesh me i pasë model për jetë, tash është në modë me pasë veturë të mirë, me pasë rolex, me u veshë shtrenjtë, bukur, por nuk ju intereson qysh ai person ka ardhë deri te ato gjana të shtrenjta, kështu që mua çka më bën me u ndi jashtëzakonisht mirë është se krejt çka i kam, i kam arritë vetë”, ka thënë Majlinda në një emision.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat