Distria Krasniqi fiton lehtësisht ndaj braziljanës Gabriela Chibana

Xhudo

Distria Krasniqi fiton lehtësisht ndaj braziljanës Gabriela Chibana

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 06:16
Distria Krasniqi fiton lehtësisht ndaj braziljanës Gabriela Chibana

Distria Krasniqi është xhudistëja e parë e ekipit olimpik të Kosovës, e cila filloi garën në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Ajo ka fituar normën olimpike për të parfaqësuar Kosovën, bashkë me 4 xhudistët e tjerë dhe 11 sportisë gjithsejt.

Distria e nisi garën në disiplinën 48 kg, kundër Gabriela Chibana nga Brazili dhe iu deshën vetëm disa minuta për ta mundur lehtësisht kundërshtarën me Ippon.

Kalon sfidën e parë drejt misionit të saj për medaljen e artë. Ndërkohë, për ndeshjen e saj të radhës pritet të ketë njoftim pas pak.

Në mbështetje të Distria ishte edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Nesër, garen do ta vazhdojë Majlinda Kelmendi, shenjëtari Drilon Ibrahimi dhe notistja Eda Zeqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat