Majlinda Kelmendi humb pas rishikimit të vendimit nga gjyqtarja

Xhudo

Majlinda Kelmendi humb pas rishikimit të vendimit nga gjyqtarja

Nga: Kemajl Goca Më: 24 korrik 2021 Në ora: 06:40
Majlinda Kelmendi, Reka Pupp

(E plotësuar) -Kampionia olimpike në xhudo, na kategorinë -52kg, Majlinda Kelmendi u eliminua në xhiron e parë të garave të Lojërat Olimpike.

Kjo është nja nga befasitë më të mëdha të turneut të xhudos në Tokio dhe pa dyshim zhgënjim për adhuruesit e xhudos nga Kosova pasi Distria Krasniqi dje fitoi medaljen e artë në -48kg.

Kundërshtarja e parë e Kelmendit ishte hungarezja Reka Pupp është 25 vjeçare, 5 vjet më e re se Majlinda dhe sivjet ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian që u zhvillua në Lisbonë.

Pupp e ka trajner ish kampionin e botës Akso Braun dhe në Lojëra Olimpike paraqitet për herë të parë.

Image

Majlinda Kelmendi në këto lojëra shkoi si e pesta në botë dhe me tentim të arrijë ndonjë rezultat të mirë, në një sezon shumë të vështirë për të.

Ajo nuk ka marrë pjesë në asnjë garë të madhe këtë vit, qoftë për shkak të lëndimeve, qoftë për shkak të orarit specifik të stërvitjeve dhe do të duhet të shohim luftën e saj të parë, për të ditur formën e saj garuese.

Majlinda u eliminua në golden score, meqë në kohë të rregullt nuk pati fitues, madje gjyqtarja vendosi ti akordojë waza ari kundërshtares së Majlindës, pas revidimit të aksionit në reprizën televizive.

Image

 

***

Xhudistja tjetër nga Kosova, Majlinda Kelmendi ka humbur ndaj Reka Pupp nga Hungaria në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Kelmendi është ndeshur në kategorinë -52 kg.

Përndryshe, dje ishte Distria Krasniqi ajo që i solli Kosovës medaljen e artë, edhe pse kishte një konkurrencë mjaft të fortë nga disa fituese të medaljeve ndërkombëtare.

Distria Krasniqi shkatërron japonezen, fiton medaljen e artë olimpike

Madhështore! Trimëresha e Kosovës, Distria Krasniqi (-48 kg), është sikur në qiellin e shtatë.  

Distria bën mrekullinë, është fituese e medaljes së artë olimpike në Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”.

Xhudistja jona u ballafaqua në finale me japonezen Funa Tonaki. 

Luftë e fortë deri në pikën e fundit mes këtyre garueseve, Distria tregoi mjeshtri dhe me wazarri fiton finalen e madhe.

Image

 

Distria si luaneshë shkatërroi japonezen, gëzim i madh për selektorin Driton Kuka, për presidentin e Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka dhe kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët.

Kjo është medalja e dytë në histori të shtetit të Kosovës, e para e artë me Majlinda Kelmendin në vitin 2016 në Rio të Brazilit.

Mrekulli, Kosova për 13 vjet shtet, ka dy medalje olimpike, që shumë shtete që kanë mbi 100 vjet ekzistim, ende nuk e kanë shijuar as medaljen e bronztë.

Image

 

Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi, është brilante në kategorinë – 48 kilogram! 

Zemër luanesha, ka triumfuar në gjysmëfinale në përballje me mongolezen Urantsetseg Munkhbat.

Distria, trimëresha e Kosovës, mjeshlër e madhe, e la në pozicion mat rivalen.

Image

Distria në finale. Distria në finale ballafaqohet me japonezen Funa Tonaki. Kosova të argjendën e ka të sigurtë, synon të artën.

Distria e nisi luftën në mënyrën më të mirë kundër mongolezes.

Distria Krasniqi është në formën më të mirë. Ajo i nisi Lojërat Olimpike si bartësja e parë në kategorinë – 48 kilogram. 

Ajo fillimisht e demoloi me ippon brazilianen Gabriela Chibana, ndërsa në rrethin e tretë kinezen Hao - Chen Lin. 

Kjo është medalja e dytë në histori të shtetit të Kosovës, e para e artë me Majlinda Kelmendin në vitin 2016 në Rio të Brazilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat