Besim Hasani: Distria, e di se e ke ‘ngre këmbën zhag’. Kjo nesër do të dëshmohet!

Xhudo

Besim Hasani: Distria, e di se e ke ‘ngre këmbën zhag’. Kjo nesër do të dëshmohet!

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 16:40
Besim Hasani: Distria, e di se e ke ‘ngre këmbën zhag’. Kjo nesër do të dëshmohet!

Ish presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, me urim të përzemërt për kampionen olimpike, xhudisten Distria Krasniqi.  

“Distria ambicioze, Kampione Olimpike! Përgëzime për Distrian ambicioze! Urime për Tonin, farkuesin e Olimpistëve! 

Urime për Agronin, vizionarin e rrallë! Urime për Majlindën, trasuesen e rrugës për medalje!
Jam skajshmerisht i lumtur për këtë medalje!

Distria e kishte normën Olimpike për LO Rio 2016 por, pasi ishte në kategorinë e njejtë me Majlindën (52kg), ajo nuk mund të garonte në Rio!
E dhimbshme, por kështu ishin rregullat!

Bëmë atë që ishte e mundshme, e morrëm në Rio si sparing-partnere të Majlindës!

Sparing-partnerja e Distrias, Majlinda Kelmendi, u stolis me medalje të artë!

Sa gëzim, sa lotë nga lumturia, emocione të papërshkrueshme për tërë Ekipin Olimpik në Rio!

E vështroja edhe Distrian! Edhe pse në kategorinë e njejtë me Majlindën, e ndjeja dhe besoja se Distrian do ta shoh në podium, në njërën nga Olimpiadat e ardhshme!

Në momentin kur Distria vendosi të garojë në kategorinë 48kg e kam “pa” në podium në Olimpiadën e Tokios!

Distria ia doli! Distria e realizoi ëndrrën e saj, u bë Kampione Olimpike! Natyrshëm shpërthyen emocionet te çdo shqiptarë!
Faleminderit Distria që dhurove gjithë këto emocione dhe lotë gëzimi! Faleminderit për këmbën e mbarë!
Faleminderit Toni e Agron për medaljen e dytë!

Distria, e di se e ke “ngre këmbën zhag”. Kjo nesër do të dëshmohet!”, ka shkruar Besim Hasani në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat