Shteti i Kosovës dhe institucionet e saja, sportin e xhudos të shpall sport kombëtar 

Xhudo

Shteti i Kosovës dhe institucionet e saja, sportin e xhudos të shpall sport kombëtar 

Nga: Fetah Veliu Më: 24 korrik 2021 Në ora: 19:27
Fetah Veliu

Aktualiteti olimpik botëror/ Një shtet i vogël me sportistë të mëdhenj olimpik botëror!

Një fenomen ka ndodh në sportin botëror atë olimpik!

Një shtet i vogël si Kosova, ende i papranuar nga KB, po prodhon sportistë botëror, të njohur dhe të pranuar nga të gjitha shtetet botërore!

Atë që e ka bërë kryeheroi, kryeshtetasi, flamurtari sportit kosovar dhe kombëtar Driton Kukaj, me kryeheroinën, të artën botërorë, olimpike Majlinda Kelmendi dhe tani në vazhdimësi me kryeheroinën botërorë, të artën olimpike Distria Krasniqi dhe xhudistet tjera olimpike, të një armate të artë botërore, është fenomen botëror, që shumë vështirë dhe aspak nuk mund ta arrijnë shtetet e njohura ndlrkombetarisht në numër milionëshe dhe ato dhjetramilionësh! 

Kosova e artë me Distrin Krasniqi, temë ditore gjithandej rruzullit tokësor, në majat e aktualitetit sportiv dhe atij politik botëror, afirmon shtetin e vogël të Kosovës, afirmon kombin e vogël shqiptar, ngritë Kosovën dhe kombin shqiptar në majat dhe në rende të shteteve të mëdha botërore, që përveç Majlindës, tani Distrisë dhe armatës tjetër olimpik të Toni Kukës, nuk mund, as nuk kane mundë me shekuj, shume herojnë, burrështetas shqiptar kombëtar të arrijnë, më shumë shumë sakrifica dhe miliona e miliona investime dhe punë politike, sportive e kulturore!
Shteti i Kosovës dhe institucionet e saja, qeveria e Kosovës, duhet sportin e xhudos të shpall sportin kombëtar, Driton Kuken dhe armatën e tij olimpikë,  Majlinda, Distria,...., dhe të tjerët xhudistë që do të lartësojnë dhe afirmojnë shtetin e Kosovës, të shpallen legjenda kombëtare, të kenë statusin apostolik dhe profetizues, kryeshtetasit kombëtar të Kosovës dhe kombit shqiptar!

Me krenari dhe vaj, lot gëzimi, me përkulje të përjetshme, faleminderit Driton- Toni Kukaj, Majlinda, Distria dhe krenaria kombëtare armata e xhudistëve olimpik kosovar, kombëtar!
Autor është trajner i futbollit dhe botues i disa librave sportivë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat