Kampionet olimpike të Kosovës në Forcat e Armatosura Shqiptare, Kuka komenton vendimin e Edi Ramës  

Xhudo

Kampionet olimpike të Kosovës në Forcat e Armatosura Shqiptare, Kuka komenton vendimin e Edi Ramës  

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shtator 2021 Në ora: 13:25
Në të majtë Driton Kuka, Nora Gjakova, Edi Rama, Distria Krasniqi, Agron Kuka dhe një zyrtar shqiptar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përfshin në Ushtri kampionet olimpike të Kosovës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, ky vendim është përshëndetur nga Agron Kuka, president i Federatës së Xhudos së Kosovës. 

Kuka tha se vendimi i Qeverisë Shqiptare është privilegj dhe nderë i veçantë për garueset e tij dhe Federatën e Xhudos së Kosovës. 
Kuka tregon se mbështetja e shtetit shqiptar është edhe në aspektet tjera.

“Propozimi i kryeministrit shqiptarë dhe vendimi i qeverisë shqiptare që kampionet tona olimpike të përfshihen në Forcat e Armatosura Shqiptare është privilegj dhe nderë i veçantë për garueset tona dhe federatën tonë.

Image

Në të majtë Nora Gjakova, në mes Edi Rama dhe në të djathtë Distria Krasniqi 

Përveç kësaj nuk është hera e parë që institucionet e shtetit amë na kanë mbështetë nderuar e edhe dekoruar sportistët por edhe trajnerin Driton Kuka”, - thotë Agron Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Më tej tregon edhe për mbështetjen tjetër të rëndësisë së veçantë, që i kanë tejkaluar pengesat që kanë hasur me disa shtete.

Mbështetja tjetër e rëndësisë së veçantë nga Shqipëria për federatën tonë ka ardhur edhe me pajisjen e sportistëve tanë me shtetësi shqiptare.

Me këtë ne kemi tejkaluar pengesat që kemi hasur në shtete të ndryshme që se njohin pasaportën kosovare.

Andaj si kryetar i federatës së xhudos e vlerësoj lartë vendimin e kryeministrit Edi Rama si dhe gjitha institucionet tjera shqiptare për mbështetjen. Veprimet e tilla eliminojnë barrierat ndërshqiptare e jo retorikat e zbrazëta”, shprehet Kuka.

Edi Rama ka thënë se do të krijohet një njësi speciale e kampionëve që meritojnë të trajtohen gjithë jetën me një status të veçantë.

“Vendimi tjetër i rëndësishëm jo vetëm simbolikisht, por edhe praktikisht, është vendimi për përfshirjen në strukturat e Forcave të Armatosur të dy fituesve të medaljeve të arta në Lojërat Olimpike Tokio 2020, të dy shqiptareve nga Kosova, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, të cilat kanë arritur diçka që është absolutisht e jashtëzakonshme, të cilat po ashtu kanë shprehur interesin për tu bashkuar me Forcat e Armatosura të Shqipërisë”, ka thënë Rama.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat