Kampionja Olimpike e Kosovës, pjesë e Fakultetit Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes në UBT 

Xhudo

Kampionja Olimpike e Kosovës, pjesë e Fakultetit Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes në UBT 

Nga: Kemajl Goca Më: 21 tetor 2021 Në ora: 19:01
Kampionja Olimpike e Kosovës, pjesë e Fakultetit Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes në UBT 

Kampionja olimpike, xhudistja Distria Krasniqi, ka bërë edhe një hap tjetër në aspektin profesional.

Ajo është pjesë e Fakultetit Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes në UBT. 

Lajmi konfirmohet nga UBT. 

“Kampionia te kampionët!

I urojmë mirëseardhje në familjen më të madhe akademike në vend, kampiones olimpike në xhudo, Distria Krasniqi, që së fundmi është bërë pjesë e Fakultetit Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes në UBT.

Zgjedh më të mirin, që të bëhesh më i miri!”, njofton UBT në faqen e saj.

Distria është kampione olimpike në kategorinë -48 kg. Ajo sivjet shkëlqeu në Tokio, duke arritur suksesin më kulmor në karrierën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat