Kuka e Krasniqi - në garë për më të mirët e botës

Xhudo

Kuka e Krasniqi - në garë për më të mirët e botës

Nga: K.G. Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 12:52
Kuka e Krasniqi - në garë për më të mirët e botës

Trajneri Driton Kuka dhe kampionja olimpike Distria Krasniqi (-48 kg), janë në garë për më të mirët e botës.

Kuka është trajneri që po e çon botën në këmbë me rezultate dhe xhudistja Distria Krasniqi po tregon formë të madhe, e cila u stolis me medalje të artë olimpike në Tokio.

"Është koha për të kontribuar edhe TI për kampionët tanë.

Driton Kuka dhe Distria Krasniqi luftojnë për çmimet e vitit që jepen nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Në garë janë:

Driton Toni Kuka -"Arritja më e madhe e trajnerit 2021"

Distria Krasniqi - "Xhudistja më e mirë femër e vitit 2021"", njoton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Votimi për më të mirët është i hapur deri më 10 dhjetor, ndërsa shpallja e më të mirëve bëhet më 18 dhjetor. Kështu ka njoftuar Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat