Kush e do suksesin, shkoni pyeteni Dritonin! 

Xhudo

Kush e do suksesin, shkoni pyeteni Dritonin! 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 23:40
Kush e do suksesin, shkoni pyeteni Dritonin! 

Driton Kuka është trajner nga Kosova. Driton Kuka është trajner i klasit botëror.

Driton Kuka me garueset e tij (xhudistet), i solli Kosovës tri medalje të arta olimpike, shumë tituj të botës e të Evropës, nuk ka medalje e trofe që nuk ka fituar në rrafshin ndërkombëtar. 

Këto fitore i ka me shpirt Kosove!

Driton Kuka i ka garuesit nga Kosova, nuk i pikën nga qielli, por i zbuloi e formoi.

E ka brumin origjinal vendorë.
Driton Kuka ka disiplinë e punë profesionale, nuk ka kohë për mu lavdëruar edhe kur e pushton botën.

Kush e do suksesin, shkoni pyeteni Dritonin! Edhe sportet kolektive le ta pyesin, nëse duan të këndellen e të dalin nga balta e thellë shumë e thellë!

Driton Kuka nuk di me iu tregu qysh mu lavdu me pallavra, qysh me dalë në foto për ditë me syze e me kravata apo me shmika, por iu tregon si bëhet sportisti e ekipi për arenë ndërkombëtare!

Driton Kuka iu tregon se si mbahet distanca trajner - sportist, zyrtar – sportist, ekonom  - fotoreporter, si mbahet rendi. Te Driton Kuka, secili e di vendin e vet, ndryshe ka ndëshkime për padisiplinë.  

22 vite nuk janë pak, për 22 vite sot u desh të kemi një gjeneratë me 22-vjeçar-e e të fortë, shumica e sporteve. Kosova është fuqi baruti për sport, por baruti është lagur keq tash e 22 vite!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat