Krasniqi për Majlinda Kelmendin: Shumica e medaljeve të fituara në shtete që nuk na njohin 

Xhudo

Krasniqi për Majlinda Kelmendin: Shumica e medaljeve të fituara në shtete që nuk na njohin 

Nga: K.G. Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 11:17
Krasniqi për Majlinda Kelmendin: Shumica e medaljeve të fituara në shtete që nuk na njohin 

Zyrtari për informim në Komitetin Olimpik të Kosovës, Kushtrim Krasniqi, përmes një postimi në facebook, ka thënë se arritjet e kampiones olimpike Majlinda Kelmendi, çdo kush do t’i kishte lakmi.

Majlinda mbrëmë u pensionua nga xhudoja aktive.

“Kur e mbyll karrierën me 42 medalje të arta, prej tyre një herë kampione olimpike, tri herë kampione e botës, katër herë e Evropës dhe një medalje ari në Lojërat Evropiane, shumica të fituara në shtete që nuk na njohin.

Të gjitha me trajnerin e njëjtë. Arritje që do t'ia kishte lakmi e gjithë bota”, ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat