Krasniqi, Muminoviqi dhe Loxha garojnë nesër, Fazliu të shtunën

Xhudo

Krasniqi, Muminoviqi dhe Loxha garojnë nesër, Fazliu të shtunën

Më: 27 janar 2022 Në ora: 22:22
Krasniqi, Muminoviqi dhe Loxha garojnë nesër, ndërsa Fazliu të shtunën

Ekipi i xhudos do ta zhvillojë garën e parë ndërkombëtare për vitin 2022.

Xhudistët tanë do të garojnë në Grand Prixin e Portugalisë, që mbahet prej nesër e deri më 30 janar.

Në garë merr pjesë edhe kampionia olimpike, Distria Krasniqi, e cila garon në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në të njëjtën kategori është edhe Erza Muminoviq. Flaka Loxha garon në -57 kg, ndërsa Laura Fazliu në -63 kg.

Krasniqi, Muminoviqi dhe Loxha garojnë nesër, ndërsa Fazliu të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat