Media kroate komenton humbjen e kroates nga kampionja olimpike e Kosovës

Xhudo

Media kroate komenton humbjen e kroates nga kampionja olimpike e Kosovës

Nga: K.G. Më: 28 janar 2022 Në ora: 21:38
Distria

Xhudistja Distria Krasniqi shkëlqeu në Grand Prix, duke fituar medaljen e artë në kategorinë - 52 kg.

Media kroate “dalmacijanews” ka shkruar për triumfin e Distrias ndaj kroates Ana Viktorija Puljiz. 

“Ana Viktorija Puljiz arriti në finale, ku u mposht nga fituesja olimpike Distria Krasniqi nga Kosova.

Pas përgatitjeve në Spanjë dhe Sllovaki, shtatë xhudistë kroatë dhe një xhudiste u nisën drejt Portugalisë për hapjen e sezonit. 

E reja nga Solini tregoi shumë më tepër dhe komentuesit televizivë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) e kanë thënë qartë se Puljizin do ta shohim shpesh në finalet e garave më të mëdha dhe se ajo është një talente e madhe.

Aty e priste Distria Krasniqi, kampionja aktuale olimpike nga Tokio, në kategorinë deri në -48 kilogramë, e cila prej kohësh është kategoria e përfaqësueses kroate.

Kosovarja dominuese arriti deri në finale, ndërsa në luftën e fundit tregoi më shumë përvojë dhe paraqitje në finale, kështu që Puljiz fitoi medaljen e argjendtë, si një nxitje e madhe për të vazhduar vitin garues”, ka shkruar media kroate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat