Driton Kuka kritikon xhudistet e reja: Unë s’do i fus nën tepih kur punët nuk ecin mirë

Xhudo

Driton Kuka kritikon xhudistet e reja: Unë s’do i fus nën tepih kur punët nuk ecin mirë

Nga: K.G. Më: 30 janar 2022 Në ora: 16:08
Driton Kuka kritikon xhudistet e reja: Unë s’do i fus nën tepih kur punët nuk ecin mirë

Trajneri më i mirë në botë, Driton Kuka, kritikon xhudistet e reja që nuk po tregojnë rezultate në bazë të mundësive që kanë.

Ai do t’i shikojë shkaqet që xhudistet e reja nuk treguan sukses në Portugali.

“Nga këndi i trajnerit…

Duke shijuar bukuritë e bjeshkëve të qytetit që rrethojnë Pejën!

Gara e parë zyrtare në Portugali mbaroj.

Distria po ngjitet drejt vendit ku i takon në kategorinë e re.

Nora, Akili e Loriana janë në rrugëtimin e tyre stërvitor dhe shpejt ditë do startojnë drejt Paris 2024!

Por si trajner s’dua asnjë herë të mbyll sytë para paraqitjeve jo të kënaqshme të gjeneratës tjetër që po vjen.

Në Portugali garuan Erza, Flaka e Laura.

Dhe përformuan larg prej mundësive që i posedojnë!

Pritjet ishin për secilën që do hyjnë në zonën e medaljeve, por ndodhi e kundërta asnjëra nuk ishte në nivel të duhur.

Do i hulumtoj shkaqet të cilat ja u kam thanë me qindra herë në stërvitje!

Unë s’do i fus nën tepih kur punët nuk ecin mirë.

Kohëve të fundit rezultatet në disa sporte ishin shumë të dobëta e federatat e tyre besa edhe tjera institucione as që tregonin plasmanin përveç duke thurur lavde për asnjë të arritur!

Shkojmë tutje drejt Paris 2024”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat