Driton Kukajt i dorëzohet çmimi “Trajneri i Vitit” nga IJF

Xhudo

Driton Kukajt i dorëzohet çmimi “Trajneri i Vitit” nga IJF

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 22:01
Driton Kukajt i dorëzohet çmimi “Trajneri i Vitit” nga IJF

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, të premten ka pranuar çmimin si Trajneri i vitit 2021 në xhudo.

“Ishte e shkëlqyeshme t’ia dhurojmë personalisht trajnerit Driton Kuka statujën e Jigoro Kanos, pas ceremonisë online të Çmimeve të Xhudos 2021.

Votimi publik vendosi që Driton Kuka të merrte mirënjohjen për trajner të vitit”, ka shkruar IJF-ja.

“Ekipi i IJF-së kishte kënaqësinë ta takonte edhe Majlinda Kelmendin, ndërsa ajo po përgatitet për rolin e ri që do të ketë”, ka shkruar IJF-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat