Distria lufton kundër Amandine Buchard, kërkon medaljen e artë

Xhudo

Distria lufton kundër Amandine Buchard, kërkon medaljen e artë

Nga: K.G. Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 11:46
Distria në super formë

(E plotësuar): Distria lufton kundër Amandine Buchard, kërkon medaljen e artë! Disi e mposhti zviceranen Fabienne Kocher.

Distria nuk ndalet, është në gjysmëfinale. Distria eliminon britaniken Chelsie Giles, tani ndeshet me zviceranen Fabienne Kocher.

Distria Krasniqi ka shënuar fitore ndaj francezes Anais Mosdier, kësisoj vazhdon luftën për medalje.

Kampionja olimpike, Distria Krasniqi (-52 kg) ndeshet me Anais Mosdier nga Franca. 

Distria është në formën më të mirë të mundshme, e cila u dëshmua në javën e kaluar e cila triumfoi në Grand Prix të Portugalisë.

Distria synon edhe një sukses të radhës, kësaj radhe në Paris. 

Distria është favorite për medalje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat