Driton Kuka: Nuk guxojmë ti mësojmë sportistët që humbjet t’i kremtojnë si fitore! 

Xhudo

Driton Kuka: Nuk guxojmë ti mësojmë sportistët që humbjet t’i kremtojnë si fitore! 

Nga: K.G. Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 11:40
Driton Kuka: Nuk guxojmë ti mësojmë sportistët që humbjet t’i kremtojnë si fitore! 

Trajneri më i mirë në botë në xhudo, Driton Kuka, shprehet kritikë me disa që i kanë mësuar sportistët që humbjet t’i festojnë si fitore. Ai tha se Kosova ka nevojë për njerëz me kridibilitet në sport.

“Sportistët qysh në fëmijëri duhet mësuar që me sportivitet duhet pranuar humbjen dhe fitoren!

Punojmë dhe luftojmë në çdo sport për fitore e medalje por edhe humbja është e bukur dhe shërben për të përmirësuar gabimet e ecur tutje.

Por assesi s’duhet as nuk guxojmë ti mësojmë sportistët që humbjet t’i kremtojnë si fitore!

E aq më pak ne trajnerët e zyrtarët!

Kështu sporti nuk ec përpara.

Kosova ka nevojë urgjente me pas një ekip njerëzish me kredibilitet të lartë personal në një organ  si Këshilli Kombëtar i Sportit që do ndihmonte vendin  për të ndërtuar politika të mirëfillta Kombëtare për rritjen e rezultateve!

Kosova nderohet me vlera e jo ndryshe!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat