Driton Kuka: Loriana shënoj 4 fitore, në finale mposhti italianen Politi

Xhudo

Driton Kuka: Loriana shënoj 4 fitore, në finale mposhti italianen Politi

Nga: K.G. Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 18:01
Driton Kuka: Loriana shënoj 4 fitore, në finale mposhti italianen Politi

Xhudistja Loriana Kuka shkëlqeu në kategorinë – 78 kg, duke fituar medaljen e artë në European Open, që u mbajt në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Loriana tregoi luftë të madhe në finale, duke e gjunjëzuar italianen Linda Politi.

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, trajneri më i mirë në botë, është krenar për këtë sukses të madh. 

“European Open Sarajevë! Kupë Botërore…
Loriana Kuka e artë!

Comeback i suksesshëm pas pauzës së gjatë!

Shënoj 4 fitore, në finale mposhti italianen Politi dhe kështu nisi rrugëtimin e saj drejt Paris 2024!
Shpati Zekaj vendi 7 plasman solid jam i sigurt që do avancoj tutje!

Fatjona e Fisniku shënuan nga një fitore, mandej pësuan u plasuan 09-16  në kategoritë e tyre!
Pa plasman mbeti Arbër Kullashi”,
ka shkruar Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat