Viti 2016/ Kur flamuri i Kosovës u ngrit në Rusi pas suksesit të jashtëzakonshëm të Majlinda Kelmendit

Xhudo

Viti 2016/ Kur flamuri i Kosovës u ngrit në Rusi pas suksesit të jashtëzakonshëm të Majlinda Kelmendit

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 10:13
Majlinda Kelmendi

Kosova sot po feston 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe për gjatë këtyre viteve vendi ka shënuar arritje dhe suksese të mëdha.

Padyshim se sporti ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm në imazhin e shtetit më të ri në botë duke mundësuar që flamuri të valojë nëpër vende dhe pista të mëdha duke lënë prapa shumë vende të botës.

Momenti më kulminant ishte ai i vitit 2016, kur Majlinda Kelmendi e fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos që u mbajt në Kazan të Rusisë.

Atë kohë, në finalen e femrave, në kategorinë deri në 52 kilogram, Majlinda e mposhti francezen Priscilla Gneto dhe atë me Ippon, për t’u kurorëzuar mbretëreshë e Evropës në xhudo.

Kështu, Majlinda gjatë ceremonisë zyrtare të ndarjes së medaljeve në Rusi, ngriti flamurin shtetëror të Kosovës dhe detyroi të gjithë të pranishmit që ta nderojnë himnin e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat