Krasniqi e përgëzon xhudisten e re për suksesin

Xhudo

Krasniqi e përgëzon xhudisten e re për suksesin

Më: 1 prill 2022 Në ora: 13:43
Krasniqi e përgëzon xhudisten e re për suksesin

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka pritur xhudisten, Laurina Gashi, e cila vizitoi Komitetin Olimpik të Kosovës, bashkë me trajnerin, Dukagjin Gashi dhe të afërm të saj.

Xhudistja Gashi fitoi javë më parë medaljen e argjendtë në Kupën Evropiane për kadete, kategoria -48 kilogramë, të mbajtur në Zagreb të Kroacisë.

Krasniqi e përgëzoi xhudisten e re për suksesin e arritur, derisa i uroi fat dhe suksese edhe në garat e ardhshme ndërkombëtare.

Laurina dhe trajneri i saj, Gashi, u shprehën falënderues ndaj presidentit Krasniqi për pritjen, duke thënë se do të vazhdojnë që me punë dhe përkushtim të madh të arrijnë majat e sukseseve në sportin e xhudos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat