Edhe një sukses i madh për sportin e Kosovës.
Driton Kuka u zgjodh trajneri më i mirë në Evropë për xhudo.
“Sot pos medaljeve të garueseve tona gjatë Evropianit u shpallën më të mirët e Evropes për vitin 2021!
Prej sot edhe Zyrtarisht treneri me i mirë Evropian për vajza!
Best European Female Coach 2021!
Kënaqësi e veçantë!
Në Ceremoni prezent edhe Ministri Çeku,Ambasadori Pllana,Kryetari i FXHK Agroni si dhe Kampionja jonë Majlinda!
Si trajner është arritja e vetme që se kam pasur në vitrinë e trajnerit!
Mirënjohës ekipit tim, që funksionon si familje e madhe!
Mirënjohës Kampioneve Olimpike por edhe tjerëve …
Jam krenar me të arriturat e nxënësve të mi për jetë!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.