Agron Kuka: Laura -  vajza që ka sakrifikuar më së shumti, duke lënë familjen e saj në Mitrovicë...

Xhudo

Agron Kuka: Laura -  vajza që ka sakrifikuar më së shumti, duke lënë familjen e saj në Mitrovicë...

Nga: Kemajl Goca Më: 1 maj 2022 Në ora: 12:23
Laura Fazliu

Xhudistja Laura Fazliu është nënkampione e Evropës për kategorinë – 63 kg. 

Paraqitjet e saj lanë pa frymë të gjithë njohësit botëror. 

Ajo tregoi formë të jashtëzakonshme në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. 
Shpejtësia e saj ishin arma shkatërruese për kundërshtaret dhe ia doli të stoliset me medalje të argjendtë, duke u futur në histori.

Image

Presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, tha se Laura ka sakrifikuar shumë. 

Agron, a tejkaluat parashikimet me Laurën, një histori tjetër, një mrekulli tjetër, ku ishte arma e saj? 

“Së pari ju them se medalja e Laurës na ka gëzuar tej mase të gjithëve, se në një farë forme Laurën si ekip e kemi pikë të dobët me faktin se është vajza që ka sakrifikuar më së shumti nga të gjithë tjerët duke lënë familjen e saj në Mitrovicë si 15 vjeçare dhe ka ardhë në Pejë me synim të qartë për t’u avancuar në sportin e xhudos.

Image

Agron Kuka

T’ju them të drejtën për Laurën vetëm e kemi pritur momentin, andaj nuk është diçka e papritur edhe pse dje përveç finales luftërat tjera ka shkëlqyer.

Arma kryesore e Laurës ishte forca dhe shpejtësia marramendëse që natyrisht vinë si rezultat i punës dhe sakrificës shumë vjeçare.

Laura është sportistja e radhës me medalje elitare (por jam i sigurtë jo të vetmen) në sportin e xhudos, andaj si komunitet jemi shumë të kënaqur që elitarët po shtohen e padyshim kjo do vazhdoj falë punës brilante të trajnerit tani me epitetin e trajnerit më të mirë Evropian dhe Botëror Driton Kuka”, thotë Agron Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Të premten, Distria Krasniqi ka fituar medalje të bronztë në kategorinë – 52 kg. Dy medalje, edhe një sukses i jashtëzakonshëm për Kosovën, falë vëllezërve Kuka, Dritonit dhe Agronit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat