Ambasadori i Japonisë në Kosovë, viziton Qendrën Nacionale të xhudos

Xhudo

Ambasadori i Japonisë në Kosovë, viziton Qendrën Nacionale të xhudos

Nga: K. G. Më: 20 maj 2022 Në ora: 18:41
Ambasadori i Japonisë në Kosovë, viziton Qendrën Nacionale të xhudos

Ambasadori i Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka, së bashku me kryetarin e Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, vizituan stërvitjet e xhudistëve dhe u takuan me kampionet olimpike Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Nora Gjakova.

Po ashtu biseduan edhe me trajnerin më të mirë në botë, Driton Kuka.   

“Ambasadori i Japonisë në Kosovë dhe kryetari i Federatës sonë sot na vizituan në stërvitje në Qendrën Nacionale të xhudos në Pejë!

Biseduam për shumë çështje me interes për federatën tonë.

Një foto me të Artat  Olimpike!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat