​Çeku: Programi “Kosova shtet i xhudos" po fillon fazën e parë

Xhudo

​Çeku: Programi “Kosova shtet i xhudos" po fillon fazën e parë

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 20:47
Hajrulla Çeku dhe Agron Kuka

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se sot bashkë me kryetarin e Federatës së Xhudos në Kosovë, Agron Kuka nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për mbështetje financiare të fazës së parë të programit “Kosova shtet i xhudos”. 

Sipas ministrit Çeku, në kuadër të këtij memorandumi parashihet rritja e kapacitetit njerëzor për menaxhimin e programit të trajnerëve në xhudo.

Gjithashtu, edhe hartimi i projektit të detajuar për masovizimin e sportit të xhudos si dhe përkrahja për menaxhimin e organizimit të ngjarjeve ndërkombëtare.

“Përmes programit "Kosova shtet i xhudos" synojmë zhvillimin e infrastrukturës, masivizimin përmes shtrirjes në shkolla, fuqizimin e kapaciteteve të trajnerëve, organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare dhe vazhdimësinë e rezultateve kulmore në sportin e xhudos”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat