Arbër Kullashi eliminohet

Xhudo

Arbër Kullashi eliminohet

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 12:30
Arbër Kullashi

Arbër Kullashi i ka dhënë fund shumë herët eksperiencës në Lojërat Mesdhetare.

Xhudisti i Kosovës është eliminuar qysh në rrethin e parë të garës që po mbahet në Oran të Algjerisë.

Ai garoi në kategorinë deri në 81 kilogramë ndërsa humbi me ippon nga algjeriani Aghiles-Imad Benazoug.

Kullashi ishte kundërshtar i denjë i Benazoug, i cili e shfrytëzoi edhe mbështetjen e tifozit për ta përplasur në dysheme garuesin tonë.

Ndërkohë, sot do të garojnë edhe dy xhudistë kosovarë, Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat