Laura Fazliu i sjell Kosovës medaljen e dytë të artë

Xhudo

Laura Fazliu i sjell Kosovës medaljen e dytë të artë

Nga: K.G. Më: 30 qershor 2022 Në ora: 17:37 Përditësuar në ora: 19:50 më 30.06.2022
Laura Fazliu

Kuka: Laura konfirmoj që po rritet drejt majave Botërore 

Trajneri më i mirë në botë, Driton Kuka, mburret me sukseset e garuesve të tij në Lojërat Mesdhetare.

Dy medalje të arta dhe dy të bronzta, janë sukses i madh.  

“Lojërat Mesdhetare Algjeri 

Plus dy copa!

Një e artë një e bronztë…

Laura konfirmoj që po rritet drejt majave Botërore.

Akili ju rikthehet medaljeve i bronztë me shkëlqim ari 

Arber Kullashi pati garën e parë serioze për të rritur,duhet ende punë deri te medaljet!

Kosova po bëhet dita ditës më e madhe nëpër Botë”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

Laura Fazliu i sjell Kosovës medaljen e dytë të artë

Edhe një sukses i madh për shtetin e Kosovës nga Lojërat Mesdhetare në Algjeri.

"Laura Fazliu i ka sjell Kosovës medaljen e dytë të artë nga Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Xhudistja jonë triumfoi ndaj spanjolles, Perez Cabana, -63 kg", shkruan në faqen e KOK-ut.

Medalja e dytë e artë për Kosovën.

Sukses i madh për shtetin tonë, pas të artës së Distria Krasniqit dhe të bronztës së Flaka Loxhës, po ashtu me medalje është edhe boksieri Shpetim Bajoku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat