KOK-u pa tri sporte, pa xhudo, basketbollin dhe boksin, çfarë thotë ish këshilltarja e këtij institucioni?     

Xhudo

KOK-u pa tri sporte, pa xhudo, basketbollin dhe boksin, çfarë thotë ish këshilltarja e këtij institucioni?     

Nga: Kemajl Goca Më: 6 korrik 2022 Në ora: 12:50
Kombëtarja e Kosovës në xhudo

Xhudoja është krenari e kombit shqiptar, ka tri medalje të arta olimpike dhe të gjitha medaljet e mundshme ndërkombëtare, nuk përfaqësohet në Bordin Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Boksi, ka medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror dhe të bronztë në Lojërat Mesdhetare, nuk ka asnjë anëtar në Bordin Ekzekutiv të KOK-ut. Basketbolli, sporti më i shikuar në Kosovë pas futbollit, nuk ka anëtar në Bordin Ekzekutiv e KOK-ut.

Dy sportet më të suksesshme me rezultate dhe një sport me shikueshmëri, nuk përfaqësohen në KOK.  Elda Gjoka, dikur këshilltare dhe eksperte në Komitetin Olimpik të Kosovës, në kohën kur ishte president Besim Hasani, flet për këtë fenomen!

Image

Elda Gjioka

“E shoh peng të njerëzve shpirtvegjël e me komplekse. Pierrr de Courbertain do trishtohej se si parimi i gjithëpërfshirjes është zëvendësu me konfliktin e interesit dhe mungesën e skrupullit.

Është e lehtë të gënjesh për pushtet, por themelet të copëtohen kur njerëzit që të kanë besuar i ke lëshuar si njësi pa vlerë.

Kjo tregon mungesë strategjie të qëndrueshme, mungesë vizioni, dobësi në strategji dhe në intrigritet dhe mosrespektim të ndjenjave e ëndrrave të sportistëve.

Do të thotë që përtej fasadës ky ekipi i ri akoma duhet të dëshmoje se çfarë ka bërë më mirë nga lidershipi i 25 viteve i Besim Hasanit që aq shumë i bezdisi!”, thotë Elda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat