Flaka Loxha mposhtet në raundin e tretë

Xhudo

Flaka Loxha mposhtet në raundin e tretë

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 14:41
Flaka Loxha

Flaka Loxha e ka mbyllur aventurën në Grand Prix të xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Xhudistja u mposht në raundin e tretë nga xhudistja nga Mongolia, Ichinkhorloo Munkhtsedev me IPPON.

Loxha kaloi pa luftë në rrethin e parë, kurse në të dytin e mposhti xhudisten kazake, Bakyt, Kussakbayeva në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme po garon edhe Distria Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat