Distria nuk ia del në finale ndaj japonezes, e argjendtë në Zagreb

Xhudo

Distria nuk ia del në finale ndaj japonezes, e argjendtë në Zagreb

Nga: Kemajl Goca Më: 15 korrik 2022 Në ora: 18:18
Distria Krasniqi

Kampionja olimpike, Distria Krasniqi (- 52 kg), është fituese e medaljes së argjendtë në Grand Prix në xhudo, që u mbajt në Zagreb të Kroacisë.

Distria nuk ia doli në finale duke pësuar humbje me ippon nga kampionja olimpike, japonezja  Abe Uta.

Në duelin e parë mposhti me wazaari garuesen nga Qipro, Sofia Asvesta.

Image

Krasniqi në duelin e dytë mposhti me 2 wazaari për Ippon zviceranen, Binta Ndiaye.

Distria në çerekfinale mposhti me Ippon mongolezen, Khorloodoi Bishrelt.

Kampionja jonë Olimpike në gjysmëfinale e mposhti me wazaari garuesen nga Izraeli, Gefen Primo.

Disi ia solli edhe një medalje Kosovës nga një garë shumë e fortë. 

Disi fitoi 490 pikë olimpike për Lojërat Olimpike Paris 2024, ndërsa Flaka Loxha 112.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat