Kuka: Pikët e para Olimpike i shënuam sot në Zagreb!

Xhudo

Kuka: Pikët e para Olimpike i shënuam sot në Zagreb!

Nga: K.G.. Më: 15 korrik 2022 Në ora: 19:28
Distria Krasniqi

Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, trajneri më i mirë në botë, tha se sot fituan pikët e para olimpike.

Xhudistja Distria Krasniqi (-52 kg), kampione olimpike, fitoi medaljen e argjendtë në Grand Prix.

“Distria e argjendtë në Grand Prix në Zagreb. 

Pikët e para Olimpike i shënuam sot në Zagreb!

Disi ishte e shkëlqyeshme deri në finale me japonezen Abe!

Dy Kampione Olimpike u ndeshën në finale

Abe Uta sot ishte më e disponuar dhe me më shumë fat kurae Disi tashmë në kategorinë e re po afrohet te Top 3 më të mirat në Botë!

Abe Uta dhe Buchard tashmë e dijnē që Disi po vjen…

Flaka Loxha shënoj një fitore e mandej pësoj humbje.

Taktikisht ishte në nivel jo të duhur!

Nesër garon Laura Fazliu në kategorinë 63 kg”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat