Shpat Zekaj i kthehet medaljeve, i artë në kategorinë 100 kg! Befasuan Muhamedin Veseli dhe Debora Gjakova

Xhudo

Shpat Zekaj i kthehet medaljeve, i artë në kategorinë 100 kg! Befasuan Muhamedin Veseli dhe Debora Gjakova

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 19:03
Shpati Zekaj i kthehet medaljeve, i artë në kategorinë 100 kg! Befasuan Muhamedin Veseli dhe Debora Gjakova

Xhudistë dhe xhudistet e kombëtares së Kosovës, treguan vlerat e tyre në Kampionatin Ballkanik që u mbajt në Bullgari dhe në Grand Prix në Zagreb. 

Driton Kuka, selektor i Kosovës, është i kënaqur me sukseset  e garuesve të tij.  

“Shpat Zekaj i kthehet medaljeve, i artë në kategorinë 100 kg!

Një ditë e nisur jo mirë por në fund të ditës erdh medalja e artë!

E nisi me një performansë të dobët Laura në Zagreb dhe ishte befasi për të keq!

Në Bullgari Loriana e Erza kandidate për të artat s’ishin në nivel.
Erza përfundoj e dyta e Loriana e treta.

Në ditë jo të mirë ishte edhe Riosi.

Dardani u stolis me medalje të bronztë por realisht kishte potencial për të artën.

E në fund fjalë të mira për Muhamedin Veseli dhe Debora Gjakovën.

Këta dy shkuan si autsajderë por fituan medalje dhe ishin befasia e këndshme e Kampionatit Ballkanik.

Në fund fare Shpati dominoj në të gjitha luftat dhe u kurorëzua me titullin Kampion Ballkanik!

Në total një e artë një e argjendtë e katër të bronzta  gjithsejt 6 medalje.

Me ekipin ishin Meli  Zeka dhe Cuki Veseli”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat