Cena: Pretendoj fitore

Xhudo

Cena: Pretendoj fitore

Nga: K.G. Më: 23 korrik 2022 Në ora: 20:05
Cena: Pretendoj fitore

Xhudisti veteran, Anton Cena, është gati për sfidën botërore.

Cena synon fitore dhe të lartësojë Kosovën.

Ai sot ka parakaluar në hapjen solemne.  

“Sot është mbajtur ceremonia e hapjes së garave Botëror të Policisë në të cilën kanë marrë pjesë mbi 10 000 garues nga më shumë se 72 shtete.

Nga Kosova isha vetëm unë pjesëmarrës ku parakalova me mbishkrimin dhe flamurin e Republikës së Kosovës.

Më mungoi secili nga ju aty në ceremoni sidomos Xhavit Tahiri, Majlinda Canolli, Mimoza Qitaku, Fetije Selimi, që të më mbështesni dhe po këtë mungesë e shndërrova në forcë që të parakaloj duke e prezantuar vendin tim me plot dinjitet ashtu siç e meriton!

Unë jam i lumtur që jam këtu dhe po arrij ta radhis vendin tim  krahas shteteve tjera, madje edhe të gëzojë Kosova respekt edhe nga shtetet që politikisht ende nuk na kanë njohur dhe këtë po ia dedikoj sërish popullit tim!

Po pretendoj fitoren, jo se jam i etur për të, por se të gjithë këto shtete duhet ta duartrokasin Kosovën, pavarësisht historive dhe aktualitetit që kemi me ta ! 

Ju miqtë e mi, mos harroni që ju jam mirënjohës për vlerësimin e kontributit tim!”, ka shkruar Cena në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat