Kuka: Pas luftës mblodha një grup fëmijësh në lagjen time...

Xhudo

Kuka: Pas luftës mblodha një grup fëmijësh në lagjen time...

Nga: K.G. Më: 24 korrik 2022 Në ora: 18:56
Driton Kuka e Distruia Krasniqi

Trajneri më i mirë në botë, Driton Kuka, trajneri që lartësoi kudo emrin e Republikës së Kosovës. 

I papërsëritshmi, me punën e tij të madhe e profesionale, krijoi kampione olimpike, botërore e evropiane.

Xhudiste që e dridhen dhe po e dridhin tërë botën, që nga Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova, Loriana Kuka, Laura Fazliu, Flaka Loxha etj. 

“Përtej imagjinatës time…

Pas luftës mblodha një grup fëmijësh në lagjen time, mesin e tyre edhe Majlinda, Disi, Nora e shumë të tjerë!

Për ti larguar nga traumat e luftës dhe për të u mësuar sportin e bukur të xhudos!

Këta fëmijë shkuan përtej imagjinatës time, shkuan larg, dëshmuan se sa shumë ja vlen të punohet me të rinjtë shqiptar!
Sot një vjet 24 Korrik 2021, Distria Krasniqi vazhdoj rrugën e Majlindës!

Distria Krasniqi mbretëroj në Budokan Tokyo 24 korrikun e vitit të kaluar

Arriti kulmin e të arriturave në sport!

Një vajzë e cila shumë pak flet por ka punuar shumë!

Ka punuar shumë për ëndrrën e saj. Urime Disi 1 vjetorin e titullit -

Kampione Olimpike. Titullin që bëri krenar një Komb!

Shteti ynë i ri po bahet i fuqishëm në Botën e sportit por jo vetëm”, ka shkruar Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat